Skënder Buzaku publikoi sot dokumenta të reja ku akuzon Sulejman Rexhepin, ky është rreagimi i BFI-së

Skender Buzaku i cili pretendon të bëhet kryetar i BFI-së, i shoqëruar nga disa imamë, sot sërish doli para opininionit me disa dokumente për të dëshmuar për sic i quan ai krimet e Sulejman Rexhepit. Buzaku thotë se Sulejamn Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë keqpërdorur mjete përmes shoqatës humanitare, Hilal. “Larjet e parave dhe keqpërdorimet tjera janë bërë përmes organizatës humanitare të ashtu quajtur Hilal. Është themeluar në vitin 2010 organizata humanitare Hilal pastaj është themeluar tjetra, Hilal BFI. Nuk e dijmë shkakun se pse dy organizata egzistojnë Brenda BFI-së”, deklaroi Skender Buzaku.

Ai njoftoi se Rexhepi ka keqpërdorur pozitën e tij edhe në ndihmat të cilat kanë ardhur nga Turqia për skamnorët po edhe për ndihmat e ndara gjatë vërshimeve në Hasanbeg. “Dihet se për çdo vit Turqia jep në muaj të ramazanit nga 5.000 paketa, për të varfërit, që Bashkësia Fetare Islame përmes organizatës Hilal t’i shpërndajë. Mirëpo këtu shihet se edhe pse ata i kanë dërguar paketat gratis, këto prap i kanë paguar sepse kinse duhet të paguhen. Ka dyshime të bazuara se këta kanë keqpërdorur 140 mijë euro vetëm për këto paketa. Prap tandem kryesor janë Mustafë. Dauti dhe Sulejman Rexhepi, njëri kryetar, tjetri kinse humanist”, tha Skender Buzaku.

BFI: Buzaku është mashtrues, kemi ngritur padi

Bashkësia Fetare Islame në RMV reagon ashpër ndaj siç thonë gënjeshtrave dhe fabrikimeve të vazhdueshme që bëhen nga ana e veglës policore Skender Buzaku, i cili në konferencën për shtyp të mbajtur të Mërkurën më datë 30.10.2019, i ka vënë vetes ta arsyeton dështimin e Qeverisë së RMV për hapjen e bisedimeve për hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke akuzuar Bashkësinë Islame për këtë qëllim.

“Me qenë se bëhet fjalë për një mashtrues ordiner, të njohur më në opinion, BFI e RMV i kujton opinionit publik se Maqedonia e ka shumë të vështirë anëtarësimin në BE, përderisa Qeveria dhe politika mbështeten në shërbimet e njerëzve si Skender Buzaku, të cilët përdoren për të shantazhuar, zhvatur apo cenuar institucione fetare, biznese e qytetarë. Nga ana tjetër mos flasim për drejtësinë e cila skajshmërisht është e politizuar, sepse po të ishte në rregull, Skender Buzaku këtë konferencë duhej ta mbante pas grilave të hekurta, bashkë me shokët e tij të cilët organizuan puçin e vitit 2015, apo për falsifikimin e dokumentacionit me të cilin paraqitën dorëheqjen e Reisul Ulemasë Sulejman ef. Rexhepi, apo për mbledhjen e Riasetit e deklaratat e falsifikuara të myftinjve të BFI. Skender Buzaku është turpi më i madh i drejtësisë së vendit.

Ai njeri ishte i dënuar me kusht 1 vjet për ushtrim dhune, në kohën kur me dhunë sulmoi bashkëpunëtorët në puçin e vitit 2015. Llogarinë e tij dhe rasteve të ngjashme, në të cilat drejtësia ka rënë në provim, do ta paguajmë edhe shumë gjatë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Akuzat e përgatitura në kuzhinat e njohura për ne, të cilat i lexoi me vështirësi Skenderi, në konferencën e parë para disa javëve, e detyruan BFI që të ngre aktpadi për shpifje. E njëjta gjë do të bëhet edhe për konferencën e dytë skandaloze, për të cilën qëndrojmë me shpresë se një ditë drejtësia do të ngadhënjejë dhe se njerëzit si Skenderi, sado që të jenë në shërbim të pushtetit, do ta marrin dënimin e merituar.”, thuhet në reagimin e BFI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu