“Skuthe 100 karatshe”, Bledi përplaset ashpër me Dean: Kërmill që dita ditës del nga lëvozhga

Riktimi i 4 banorëve ka sjellë përplasje dhe ka ringjallur inate të vjetra. Një debat me tone të ashpra është shënuar mes Bledi Mane dhe Dea Mishel.

Debati ka agravuar dhe në ofendime personale, pasi Bledi e ka quajtur Dean “skuthe”.

Pjesë nga debati:

Bledi: Ti nuk tërheq dot vëmendje as si prezantuese, as si lojtare.

Dea: Po mirë, ti 50 vjeç dhe në një panel me mua je.

Bledi: Pse babai jot sa vjeç është? Edhe qënka mëkat të jesh 50 vjeç.

Dea: Po krahason veten me babain tim? Nuk krahasohesh kurrë me të, mos ma përmend mua babain.

Bledi: Lëri këto filma me mua, o arkitekte e dështuar, do të filloj unë?

Dea: Qënke i tmerrshëm, qënke totalisht i paedukatë.

Bledi: Ti je paedukatë, je skuthe, një kërmill që dita ditës do të ngel lëvozhga këtu. Personaliteti 0, ti je Kristi version femër. Na bën alenacë me Luizin kjo merr këshilla dhe tani sillet kështu. Ti në video mbrëmë, ke dalë skuthe 100 karatshe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu