Smajlloviq: Shqiptarët janë fajtorë për shkatërrimin e Jugosllavisë, jo Millosheviqi

Ish kryeredaktorja e gazetës serbe “Politika” Lilana Smajlloviq ka deklaruar se i kujtohen “trazirat që i kanë shkaktuar shqiptarët në vitet e tetëdhjeta”, por nuk dëshiron t’i rikujtojë dhe se “Millosheviqi nuk ka qenë fajtor për shkatërrimin e Jugosllavisë”.

“Unë nuk pajtohem se Millosheviqi ka qenë ai i cili e ka shkatërruar Jugosllavinë, mendoj se secesionistët e kanë bërë këtë”, ka thënë Smajlloviq dhe ka shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk kam përshtypjen se ne serbët jemi më afër pranimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës“, ka thënë Smajlloviq.

Ajo gjithashtu ka thënë se “deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë janë të papranueshme”.

“Kjo tregon se ata janë të privilegjuar në bashkësinë ndërkombëtare, se mund të thonë çfarë të duan. Është hipokrizi dhe dyfytyrësi në raport me atë se si matet ana jonë”, ka deklaruar Smajlloviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu