Sokol Cikalleshi largohet nga Goztepe, zbulohet skuadra e tij e re

Sokol Cikalleshi ndërpret bashkëpunimin me skuadrën e Goztepes në Superligën e Turqisë, ku ishte huazuar nga Osmanlispori. Është vetë klubi turk, që e bën publik lajmin në faqen e tij në Facebook. Në njoftim shkruhet se me marrëveshje të dyanshme, klubi dhe futbollisti kanë vendosur të mos e vazhdojnë më huazimin.

Në pjesën e dytë të këtij sezoni sulmuesi i kombëtares shqiptare do të luajë te Osmanlispori në ligën e parë turke pasi është aktivizuar për pak minuta në fillim të këtij sezoni me skuadrën e Ligës së Parë turke dhe pavarsisht interesimit të Akhisar, Cikalleshi nuk mund të aktivizohet më me një tjetër skuadër në këtë sezon pasi nuk e lejon rregullorja e FIFA-s. Osmanlispori, që zotëron kartonin e Cikalleshit, renditet në vendin e 6-të në Ligën e Parë të Turqisë, pra në zonën play off, me Cikalleshin që do të synojë që me golat e tij të rikthejë klubin nga Ankaraja në Superligën turke, edhe pse kurrësesi nuk mund të përjashtohet mundësia që Cikalleshi të transferohet në një kampionat që fillon në vitin 2019-të, si Major League Soccer, apo edhe në vendet aziatike e ato skandinave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu