Sonte finalja e madhe e “BBV2”, producentja Sara Hoxha konfirmon edhe “BBV3”

Sonte është finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother Vip, ku i jepet fundi një sezoni të suksesshëm që theu çdo rekord.

Producentja Sara Hoxha në një postim në Instagram ku ka folur për këtë sezon, ka dhënë edhe lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do të kemi edhe Big Brother Vip 3.

“Ky sezon ka qenë po aq sfidues sa dhe i jashtëzakonshëm! Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i vështirë u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i përditshëm për mbi 4 muaj. Shijoni finalen dhe Big Brother 3 ju le takim së shpejti ndërkohë Top Channel ju shoqëron me programacionin e pasur“– shkruan Sara Hoxha.

Sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel do keni mundësinë të ndiqni finalen e Big Brother Vip Albania që do jetë një festë e vërtetë plot surpriza


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu