Sot nata e dytë e Eurovizion 2023! Luizi ka dy fjalë për këngën e Albina Kelmendit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka shprehur mbështetje për familjen Kelmendi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2023.

Përmes një postimi në ‘Instastory’, Luizi ka bërrë thirrje që shqiptarët të votojnë Albina Kelmendin dhe familjen e saj të cilët do të performojnë në këngën “Duje”.

Të tregojmë të gjithë bashkë që jemi familje e madhe. Votoni Albinën”, ka shkruar ai.

Ndërsa vetë Albina ka folur për eksperiencën si këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, ku është shprehur se këngë ‘Duje’ kërkon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe se do të jetë në shqip.

Ajo ka theksuar se dhe këngëtarët ndërkombëtarë e shohin atë dhe familjen Kelmendi si konkurrentë, ku bëri thirrje që të gjithë të votojnë këngën ‘Duaje’ në formë mbështetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu