Sot nënshkruhet marrëveshje e re mes Kosovës dhe Serbisë

Në Mynih për sot është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes së re midis Prishtinës dhe Beogradit për vënien në funksion të linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë. Kjo marrëveshje vjen vetëm pak kohë që kur u arrit marrëveshja e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd.

Nënshkrimi i marrëveshjes është konfirmuar për mediat në Prishtinë nga burime të larta zyrtare nga Mynihu, ku nesër do të filloj Konferenca për Siguri, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuciq si dhe zyrtarë të tjerë rajonal. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në orën 09:30 për Transportin Hekurudhor midis dy vendeve. Ky zhvillim vjen pas negociatave të mëparshme të autoriteteve kosovare e serbe për infrastrukturë, si dhe pas takimit me të zhvilluar mbrëmë midis presidentit Hashim Thaçi dhe të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu