Sot pedagog në SHBA, dibrani me 2 diploma tregon si u zhgënjye nga Shqipëria

Sot Erblin Shehu është një asistent pedagog në SHBA, por për arritur deri këtu i riu nga Peshkopia ka kaluar shumë vështirësi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mengjesit”, ai ka treguar të gjithë rrugëtimin e tij, që nga përfundimi i dy universiteteve me bursë të plotë në SHBA deri te kthimi në Shqipëri dhe zhgënjimi i madh.

“Unë jam larguar që në gjimnaz, që në vitin e tretë të shkollës së mesme. Unë deri në vitin e dytë kam qene në një gjimnaz në Peshkopi, pastaj në vitin e tretë që behej nga ambasada amerikane dhe arrita të kaloja të gjitha fazat. Edhe të zgjidhesha për të përfunduar në Amerikë gjimnazin. Edhe aty përfundova gjimnazin me rezultate maksimale, pastaj mu dha mundësia që të aplikoja për në universitet dhe të pranohesha me 100% bursë me një nga këto universitete në SHBA. Edhe vazhdova rrugëtimin tim akademik pas gjimnazit. Unë kam studiuar për shëndet publik dhe ekonomik, këtu në SHBA, të jepet mundësia që të bësh edhe dy degë njëkohësisht. Edhe unë shfrytëzova këtë mundësi të bëja edhe shëndetin publik dhe ekonomikun.

Pasi mbarova universitetin unë u ktheva në Shqipëri, prindërit ishin pak skeptik, por gjithsesi unë u ktheva. Kisha dëshirë të jepja kontributin tim me aq mundësi sa kisha në Shqipëri. Por pasi qendrova dy vite, u përballa me realitetin shqiptar, kuptova që nuk ishte për mua të paktën në këtë stad të jetës që jam dhe vendosa të shkoja përsëri në Amerikë”, u shpreh Erblini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu