Sot për herë të parë takohen Albin Kurti dhe Ana Brnabiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili do të mbahet në Londër.

Atje, Kurti pritet ta takojë kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Brnabiq nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Kurti ka bërë të ditur se është kundër një minishengeni ballkanik dhe ka premtuar që do të kërkojë llogari në dialogun me Serbinë për dëmet në luftën e Kosovës. Po ashtu, Kurti u incizua duke thënë brenda konferencës se ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

BERZH ka kohë që përmes donatorëve investon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një ndër rajonet me prioritet në agjendën e kësaj banke dhe deri më tani investimet kanë arritur shifrën e 12 miliardë dollarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu