Sot u celebrua me martesë nipi i Ahmet Zogut, Leka Zogu me Elia Zaharia, detaje nga dasma e çiftit mbretëror (FOTO)

Leka Zogu II dhe Elia Zaharia janë celebruar në martesë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Martesa e tyre është bekuar nga përfaqësues të të gjitha feve zyrtare që gjatë gjithë kohës së ceremonisë i kanë quajtur me titujt Princ dhe Princeshë.

Martesa e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve Leka II me aktoren Elia Zaharia është e dyta martesë e tillë që bëhet në Shqipëri, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar në 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.

Ceremonia ka qenë e thjeshtë, por emocionuese. Çifti ka zgjedhur që pas martese të mbajnë mbiemrin e familjes Zogu. Nusja, që tashmë do njihet me emrin Elia Zogu, ka hyrë në pallatin e Brigadave e veshur me një fustan nusëror prej sateni dhe dandellë të qëndisur, të realizuar nga stilistja kosovare Blerina Rrugova. Një kurorë e vogël në kryet e nuses, një buqetë me lule të bardha dhe një vello e gjatë e kanë bërë më klasik stilin e fustanit që vinte si gjithë tendencat e dy viteve të fundit në pjesën e dekoltesë me tylin bezhë. Siç e kishte thënë dhe më parë, Elia ka preferuar që look-u i saj të jetë origjinal dhe të mos evokonte në asnjë çast stilin e mbretëreshës Geraldinë që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve nga filmimet bardh e zi të 38-ës, me sharmin e pakrahasueshëm me fustanin Chanel.
Siç dhe pritej, interes të madh është shfaqur për të ftuarit. Të parët kanë mbërritur familjarët e nuses, nëna e saj aktorja Yllka Mujo bashkë të të atin Gjergj Zaharia dhe të vëllain Amos. Veç tyre, kanë spikatur të ftuar nga oborret mbretërore nga e gjithë bota.

Dasma sot do të zgjasë gjithë ditën. Rreth 500 të ftuar do jenë për të uruar çiftin, ndërsa në mbrëmje pritet të zhvillohet darka zyrtare. Sipas informacioneve të dhëna më parë, darka do jetë e gjitha me produkte shqiptare, kurse festa nuk pritet të jetë ahengu tipik I dasmave shqiptare, por muzika e lehtë do luhet vetëm në pushimin mes pjatave.
Çifti trashëgimtar i fronit mbetëror njihen për një jetë të thjeshtë në Tiranë. Leka Zogu II punon këshilltar në Presidencë ndërsa bashëkshortja e tij Elia Zaharia vijon punën si aktore.

l1

l2

l3

l4

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu