Spasovski, Bytyqi dhe Petrovska janë ministrat me rejting më të lartë në Qeverinë e LSDM-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, janë ministrat me rejtingun më të lartë në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, gjegjësisht qytetarët besojnë se ata e bëjnë punën e tyre më së miri.

Ky është një nga rezultatet e sondazhit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar IRI.

Në pyetjen “Cili ministër në qeveri e bën punën më mirë”, të anketuarit kanë shprehur besimin më të madh te kryeministri Dimitar Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu