Spasovski deputetëve të VMRO-DPMNE-së: S’ka institucion ku nuk keni vjedhur

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski është përballur me akuza nga ana e deputetëve nga radhët e VMRO-së, gjatë interpelancës së sotshme në Kuvend, raporton Tv SHENJA. Ai i është përgjigjur akuzave për rritjen e krimeve, duke theksuar se kjo përshtypje krijohet për shkak se shumë zyrtarë të VMRO-DPMNE-së janë sjellë para drejtësisë.

“E vetmja gjë që po rritet është veprat kriminale të krimit ekonomik, sepse nuk ka asnjë institucion ku nuk e keni arritur dhe një blerje që e keni bërë pa pasur diçka të vjedhur. Shumë nga kryetarët tuaj, drejtorët dhe zyrtarët po përballen me drejtësinë dhe numri i krimeve rritet. Kështu duhet të jetë. Kështu do të jetë tani nëse zyrtarët aktualë do të kryejnë veprime të paligjshme, ata do të jenë përgjegjës për këtë”, tha Spasovski.

Kreu i MPB-së gjithashtu iu përgjigj sulmeve për nepotizëm në ministrinë që ai e drejton. “Sigurisht ju që jeni ulur këtu e keni ndonjë të afërm të punësuar në MPB. Ju duhet të fshiheni, nuk keni komoditet të diskutoni nepotizmin”, iu drejtua Spasovski deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu