Spasovski nderon policin serbo-maqedonas që u vra te Lagja e Trimave dhe e quan terrorist Grupin e Kumanovës (VIDEO)

“Çdo viktimë nga e kaluara është obligim i shenjtë në të ardhmen. Sot u grumbulluam këtu në parkun e komunës Gazi Babë të shprehim respekt të veçantë për kolegun tonë, mikun, babain, bashkëshortin, bashkëqytetarin-Goran Stojmenoviq, pjesëtar i Njësitit special Tigrat pranë Ministrisë së punëve të brendshme, i cili më 10 maj 2015 tepër herët e humbi jetën në operacionin policor për neutralizimin e grupit terrorist në lagje Divo Naselje të Kumanovës”.
Këtë në fillim të paraqitjes së vet e ka thënë sot ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, me rastin e zbulimit të përmendores kushtuar policit Goran Stojmanoviq (sipas mbiemrit serb nga Maqedonia), që është vrarë më 10 maj të vitit 2015 në luftimet kundër pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.

“Ministri Spasovski potencoi se me vdekjen e tij heroike si ‘branitell’ i yni, pjesëtar i policisë maqedonase, Goran Stojmenoviq e ka merituar vendin e tij në mesin e të pavdekshmëve”, njoftoi MPB.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu