“Spektakël” në qiell, rrufetë e frikshme “pushtojnë” një fshat të Shqipërisë (FOTO)

Teksa vendi është “pushtuar” sërish nga i nxehti përvëlues dhe temperaturat e larta prej disa ditësh, një mot i pazakontë ka përfshirë qytetin e Shijakut dhe Durrësit mbrëmjen e sotme.

Siç shihet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, rrufetë kanë “pushtuar” qiellin dhe për disa momente nata bëhet ditë nga ndriçimi i tyre.

Rrufetë kanë dhuruar “spektakël” në qiell dhe imazhet e fotografuara që tregojnë fuqinë e natyrës janë vërtetë mahnitëse, por dhe të frikshme njëkohësisht.

Moti i pazakontë me reshje të dendura dhe shkarkesa të fuqishme atmosferike zgjati vetëm pak minuta.

Deri më tani ende nuk ka raportime për dëme që mund të jenë shkaktuar nga reshjet e shiut ose shkarkesat elektrike.

Kujtojmë këtu se edhe ditën e djeshme qyteti i Durrësit u pushtua nga shkarkesa të fuqishme atmosferike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu