St. Gallen pritet të bëhet qyteti i dytë i Zvicrës që ndalon Burka-n

Qyteti i St. Gallen i Zvicrës pritet të mbajë një referendum për ndalimin e burkës e cila është veshje e përdorur në vendet arabe që mbulon të gjitha pjesët e trupit dhe fytyrës.

St. Gallen mund të bëhet qyteti i dytë zviceran që me ligj e ndalon veshjet të cilat mbulojnë fytyrën në hapësirat publike, shkruan The News, transmeton Klan Kosova.

Gjatë vitit të kaluar, ligjvënësit e St. Gallen kanë hartuar një tekst ku thuhej:

“Çdo person i cili bëhet i paidentifikueshëm duke mbuluar fytyrën në hapësirat publike do të gjobitet, pasi që kjo veshje rrezikon sigurinë publike dhe paqen sociale”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu