Stomatologu i parë shqiptar ka qenë hoxhë, pacient i tij ishte Gjergj Fishta

Në vitin 1937 është hapur klinika e parë dentare në Shqipëri, nga stomatologu Dr. Haxhi Hafiz Hasan Kaduku, pacient i të cilit ishte edhe Gjergj Fishta, madje i ka dhurur edhe vargje gjatë vizitës, shkruan Gazeta Metro.

Haxhi Hafiz Dr. Hasan Kaduku, lindur më 1865, u diplomua në Stamboll si mjek stomatolog, por me shpalljen e pavarësisë kthehet në Shqipëri dhe është kështu i pari dentist me shkollë në Shqipëri, duke pasur një të veçantë se ai ishte edhe hoxhë, madje hafiz, që mbante xhybe dhe çallmë.

Studiuesi Osman Hoxha e përshkruan si njeri madhështor, shtatlartë e shpatullgjerë, me mjekër të bardhë dhe mjaft i pashëm. Në kohën e rrethimit të Shkodrës nga malazezët në vitin 1913, Dr. Hasanin e gjejmë në llogore në detyrën e mbrojtjes së vendit./gazetametro.net

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu