Stresi del publikisht në mbështetje të Luizit, ja kujt ia dedikojë fitoren

Stresi mbështet publikisht Luizin, fitoren e tij ja dedikon nënës. Stresi në daljen e tij të fundit live ka treguar se çfarë do të bëjë me çmimin e madh.

Ndër të tjera reperi tha se fitoren ia dedikon të ëmës. Këngëtari kishte një kërkesë për ndjekësit në lidhje me Luizin.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ha njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime,”-shtoi reperi.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu