Struga flet shqip, nacionalistët maqedonas nuk e duan shqipen në “Mbrëmjet e Poezisë”

Është e pakuptimtë të vihet në Strugë dhe të fliten të gjitha gjuhët e botës e nga ana tjetër të mos respektohet gjuha e shumicës së popullatës që jeton në qytetin e Strugës, e në rastin konkret ajo është gjuha shqipe.Kujt i pengon gjuha shqipe në Strugë?

Në mbrëmjet e Poezisë në Strugë flitet edhe vllehisht, sërbisht dhe gjuhë të tjera,kurse në vendin e Shqiponjave nuk lejohet gjuha shqipe, por sllavishtja bën ligjin.Sa shume debate shterpe behen nëper tryeza politikanesh dhe patriotësh, dhe në fund përsëri ofendohen rëndë shqiptarët.

Shqipja u pengon disa nacionalistëve të tërbuar maqedonas, atyre ju dhemb gjuha e bekuar nga Zoti.

Nga pushteti vendor shprehen se mbetet problem i pazgjidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, ose thënë më saktësisht gjuha shqipe vazhdon të bojkotohet nga ky manifestim ndërkombëtar, ndaj dhe mbetet në fuqi qëndrimi i pushtetit vendor për bojkotimin e MSP.

Nga drejtoria e këtij festivali thonë se ky festival është i poetëve dhe jo i tyre.

Ai festival nuk është vetëm i sërbëve dhe maqedonasve o ju nacionalist të të tërbuar që nxirrni vrerë ndaj shqipes./Struga Ekspres/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu