Strugani rreh policët

Një nëpunës policor është sulmuar në rrugën “Marshall Tito” në Strugë nga ana e 45 vjeçarit A.N. nga fshati Veleshtë i Strugës. Siç informoi policia, të dielën rreth orës 18:20 minuta, një nëpunës policor, i cili ka qenë së bashku me një praktikant policor kanë hasur një automjet të parkuar në mënyrë të kundërligjshme “Golf 6” me targa të Strugës.

Kur nëpunësi policor e ka informuar se është parkuar në mënyrë të kundërligjshme, A.N. me fjalë fyese dhe kërcënuese i është drejtuar nëpunësit policor dhe fizikisht e ka sulmuar. Me intervenim të shpejtë të nëpunësve policorë, A.N. është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Strugë. Gjatë sulmit, nëpunësi policor ka marrë lëndime të lehta trupore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu