Suarez i thotë “PO” Arsenalit

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez është pajtuar për t’iu bashkuar Arsenalit pasi ka biseduar me Unai Emery.

25 vjeçari është një prioritet për Gunners gjatë afatit kalimtar të janarit dhe dy klubet tashmë kanë mbajtur biseda për një marrëveshje të mundshme.

Suarez kishte shkëlqyer nën-urdhrat e Emery sa ishte në huazim te Sevilla dhe kishte luajtur rol kyç në suksesin e këtij klubi në vitin 2015.

Por, që nga kthimi në Barcelonë, Suarez ka dështuar për të luajtur rregullisht për skuadrën e parë derisa këtë sezon ka bërë vetëm gjashtë paraqitje.

Sipas së përditshmes Sport, Barcelona dëshiron ta shet Suarezin por po ashtu janë të hapur që mesfushori të huazohet deri në fund të sezonit me obligim që të blihet në fund të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu