Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi tha se në mbledhjen e jashtëzakonshme në Fakultetin e Shkencave Islame në Kondovë, BFI vendosi se do të kyçet në propagandën kundër pushtetit nëse nuk ka reforma gjyqësore në vend. Sipas tij, me proces gjyqësor të falsifikuar iu është marrë selia dhe kërkon ndëshkim për gjykatësen.
“Ky është shtet policor. Rijaseti i BFI-së është i indinjuar dhe ka shqetësime të mëdha, kjo është e keqe e madhe për ne” tha mes tjerash Rexhepi i cili tha se nuk i frikësohet policisë dhe nesër do të shkojë në punë, në selinë e BFI-së.
Më herët sot Skender Buzaku, ish sekretari i Myftinisë së Shkupit në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut tha tha se ai do të jetë kryetar i ri i BFI-së, sipas vendimit gjyqësor që ai e posedon, njofton Portalb.mk. Selia e BFI-së ishte e rrethuar me polici.
Video:










