Sulmohet fizikisht Ridvan Ibraimi, kryetar i komunës së Haraçinës e udhëhequr nga BDI

Është sulmuar fizikisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Rastin për TV21 e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB thonë se sipas raportimit, Ibraimi është sulmuar nga disa persona.

“Më 13.09.2022, në ora 09:46 në SPB-Shkup, kryetari i Komunës së Haraçinës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë për TV21 nga Ministria e Punëve të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu