Mbishkrimet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut prej sot flasin edhe në gjuhën shqipe, shkruan gazeta Lajm. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeparlamentari Talat Xhaferi, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ku ka publikuar disa foto nga mbishkrimet e reja.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbishkrim në tri gjuhë”, ka shkruar kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, mbi fotot e tabelave me emrin e ri të shtetit që përmbajnë edhe në gjuhën shqipe.










