Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi thotë nuk pret senzacionalizëm nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja dhe se faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese që do të nis nesër, do të përfundojë më 18 dhjetor..
“Dita e nesërme do të japë pasqyrë të qartë për atë se sa do të zgjat debati në seancë plenare. Duke e pasur parasysh se opozita ka marrë pjesë në komisione, nuk pres senzacionalizëm në seancë”, tha Xhaferi në takimin joformal me gazetarët.










