Talenti shqiptar shënon 5 gola në Holandë

Skënder Loshi 20-vjeçar me orgjinë shqiptare i cili aktivizohet me të rinjtë e Nac Bredës në Holandë ka realizuar 5 gola në fitoren e thellë që arriti skuadra e tij 12-0 ndaj Akiles.

Ai madhje dhuroi dy asistime për shokët e skuadrës, duke u kthyer në personazhin kryesor të takimit.

Në këtë sezon Skënder Loshi, ka koleksionuar statistika të frikshme me NAC Bredën, ndërsa në 16 ndeshje të luajtuar ka arritur të realizojë plot 18 herë teksa në statistika regjistrohen edhe 6-të asistime.

Synimi i sulmuesit është të arrijë të grumbullohet me ekipin e parë të NAC Bredës pasi më parë, Loshi ka qenë pjesë vetëm në fazën përgatitore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu