Taravari i përgjigjet Bejtës: Së shpejti do të pergjigjesh për krimet në Gostivar

Kryetari aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i është përgjigjur akuzave të paraardhësit të tij Nevzat Bejta, i cili një ditë më parë gjatë në emisionin 200 në Alsat, e akuzoi atë se është i përfshirë në krime. Taravari në një prononcim me shkrim për gazetën LAJM, tha se është Bejta ai që duhet të përgjigjet për krimet që i ka bërë gjatë qeverisjes 8 vjeçare në Gostivar.

Tërë shteti e ka kontrolluar Komunën e Gostivarit, me qindra herë dhe në asnjë rast nuk kanë gjetur asnjë parregullësi. Edhe unë i uroj shëndet sa më të mirë z.Bejtës dhe vite të këndshme në pension. Besoj dhe uroj që së shpejti të përgjigjet për krimet që i ka bërë gjatë qeverisjes 8 vjeçare në Gostivar”, tha Taravari për gazetën LAJM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu