Taravari prezanton një prurje të re

Udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar një prurje të re në parti. Ai ka thënë se, Aleanca për Shqiptarët është çerdhe intelektualësh tetovarë.

“Mirë se vjen Muhamed Ceka!

Muhamed Ceka lindi më 1973 në Tetovë, shkollën e mesme të mjekësisë e kreu në vendlindje, ndërsa fakultetin e farmacisë në Tiranë (1998).

Në vitin 2011 magjistroi në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Objektivi kryesor i tij ka qenë dhe ka ngelur përmirësimi i cilësisë në shërbimin farmaceutik.

Nga viti 2013 është përfaqësues i Dhomës Farmaceutike për rajonin e Tetovës, ndërsa që nga viti 2014, anëtar i grupit për mbikëqyrje profesionale për farmacitë në RMV.

Për 20 vjet me radhë udhëheq punën në farmacinë e tij private, duke promovuar vazhdimisht profesionalizëm në shërbimin farmaceutik.

Sikurse gjithmonë, edhe tani është i vendosur të jetë në shërbim të shëndetit, në shërbim të qytetarëve dhe pranë tyre, duke kontribuuar edhe në proceset e demokratizimit të shoqërisë sonë në Tetovë e më gjerë, edhe përmes angazhimit të drejtpërdrejtë politik.”, shkruan Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu