Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka feston sot 28-vjetorin e lindjes.
Futbollisti i Bazelit ka marrë urime pafund sot, por një nga më të veçantët është ai i vëllait të tij, Granit Xhakës.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Graniti i bën një dedikim prekës Taulantit.
Ai shkruan:
“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë andaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndesin e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mu dhe të gjithë ate që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturin e kësaj Bote, Të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, Vullnet në Punë/Mësime, Të dshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindja vllau im”.
Kujtojmë që Granit Xhaka përfaqëson Zvicrën, ndërsa Taulanti është pjesë e kombëtares shqiptare.











