TDBB ndihmon komunën e Studeniçanit dhe Gostivarit

Unioni Botëror i Komunave Turke (TDBB) i ka dhuruar dy komunave të Maqedonisë, gjegjësisht asaj të Studeniçanit dhe Gostivarit, kamion për mbledhjen e mbeturinave dhe pajisje teknike në fushën e arsimit, raporton Anadolu Agency (AA).

TDBB në bashkëpunim me komunën Altınova i ka dhuruar kamion për mbledhjen e mbeturinave komunës së Studeniçanit.

Sekretari i përgjithshëm i TDBB-së, Fahri Solak, në një deklaratë për shtyp pas ceremonisë së dorëzimit të kamionit ka vënë në dukje se qëllimi themelor i TDBB-së është të zhvillojë bashkëpunimin me autoritet lokale mes vendeve mike dhe vëlla dhe se Maqedonia është një prej vendeve të afërta dhe mike që TDBB punon në mënyrë të afërt dhe aktive.

Solak po ashtu informoi se TDBB zhvillon aktivitetet e saj me 1.100 komuna anëtare të saj në 29 vende të ndryshme, dhe se përpiqen të zhvillojnë edhe me autoritetet lokale marrëdhëniet e Turqisë që janë gjithnjë në përmirësim me vendet mike dhe vëlla në fushat si ato diplomatike, politike dhe ekonomike.

“Ne kryejmë aktivitete për të forcuar dhe për të kontribuar në infrastrukturën e burimeve njerëzore dhe në infrastrukturën teknike të komunave në shtetet anëtare. Aktualisht 12 komuna nga Maqedonia janë anëtare tona. Maqedonia është gjithashtu një nga 11 vendet e përfaqësuara në Bordin Ekzekutiv të TDBB-së”, tha Solak.

Ndërsa kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku duke shprehur kënaqësinë dhe falenderimet ndaj TDBB-së dhe komunës Altınova për ndihmat e dhëna, vuri theksin se bashkëpunimet do t’i vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Jam shumë i gëzuar që sot bashkarisht me mysafirin tone z. Solak komuna Studeniçanit ka bërë pranimin e donacionit një kamion i specializuar për transportimin e mbeturinave, që për neve si komunë eshtë ndihmë shumë e madhe dhe do të mund që nëpërmjet ndërrmarjes tonë publike komunale të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët e komunës së Studeniçanit”, u shpreh Sadiku

Ndihma me pajisje teknike në Gostivar

Gjithashtu nga TDBB janë kryer edhe ndihma me pajisje teknike si kompjutera laptop, projektor dhe perde për 4 shkolla në komunën e Gostivarit.

Ndihmat e përbëra nga 16 laptopë dhe 16 projektorë bashkë me perden i janë dorëzuar katër shkollave, duke përfshirë edhe shkollën fillore Mustafa Kemal Atatürk në Gostivar.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në një deklaratë për gazetarët shprehu kënaqësinë për dhurimin e këtyre pajisjeve si dhe falenderoi Turkish Airlines, e cila ka kontribuar për të sjellë pajisjet pa pagesë në Gostivar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu