Të krishterët u bashkohen muslimanëve në xhaminë e Sidneit për të falur namaz

Megjithëse autoritetet australiane u bënë thirrje qytetarëve të besimit musliman që mos shkojnë në xhami për lutje, e kjo fill pas ngjarjes në qytetin e Zelandës së Re – Christchurch, xhamia Lakemba në Sidnei u mbush plot.

Ata erdhën nga kishat anglikane dhe katolike, duke u shkrirë me muslimanët në lutjet e këtyre të fundit, nën një atmosferë të rënduar nga masakra.

“Një skenë vërtet mbresëlënëse në xhaminë Lakemba”, shkroi kleriku Alex Hart në llogarinë e tij.

Ai tha se dhe shumë politikanë erdhën në lutje, duke përfshirë disa anëtarë të parlamentit./A.Kalaja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu