Tea Trifoni i përgjigjet Luiz Ejllit që e krahasoi me Kim Jong Un: Nëse më urren, do të jem gjithmonë në mendjen tënde

Pyetja e radhës e cila krijoi diskutim mes banorëve, ishte se cilin person nuk pëlqejnë ata. Luiz Ejlli sapo lexoi pyetjen tha se ai nuk e pëlqen fare Tea Trifonin, ish-banoren e këtij edicioni, me argumentin se i duket antipatike.

Krist Aliaj i tha atij që pyetja është më e gjerë se kaq dhe ka të bëjë edhe me personat kudo në botë, duke marrë shembullin e një lideri.

Po në botë o vëlla, lider, çfarëdo të futësh brenda, Tea Trifoni. Mes Kim Jong Un dhe Tea Trifonit… Mes çdo njeriu në botë dhe Tea Trifonit, zgjedh Tea Trifonin”, tha Luizi.

Ndërkohë ish-banorja ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të këngëtarit. Ajo ka postuar në ‘Instastory’ videon ku shfaqet duke folur Luizi dhe në anglisht shkruan:

“Më duaj ose më urre, të dyja janë në favorin tim… nëse më do, do të jem gjithmonë në zemrën tënde… Nëse më urren, do të jem gjithmonë në mendjen tënde”.– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu