Teknologjia 5G, SHBA nuk e lëshon kollaj Shqipërinë në duart e Kinës: Është e jona

SHBA shprehën sërish entuziazmin e tyre për partneritetin me Shqipërinë, sa i përket rezistencës ndaj ofertave kineze përballë kërcënimit të teknologjisë 5G. Në një konferencë me temë “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”, e Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones, përmendi dhe njëherë kredon që sipas saj, Tiranë zyrtare nuk i është nënshtruar Pekinit. “Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje”, tha ajo, duke shtuar se është krenare për partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA, tashmë edhe në fushën e teknologjis.

“Shqipëria do të jetë një nga vendet e para që do të firmosë memorandumin e bashkëpunimit për rrjetin 5G”, theksoi Moses-Ones.

Nga ana tjetër, gjenerali amerikan James Jones, shtjelloi përparësitë e këtij bashkëpunimi. “Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të përfshihen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve. Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. e Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit.

Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë”, theksoi gjenerali.

Nga ana tjetër, këtë zhvillim, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, e pa të lidhur dhe me “Jo”-në e negociatave

Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion perëndimor si Shqipëria”, tha Ruçi. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu