Teksa amerikanët paralajmërojnë tërheqjen e trupave, Albin Kurti takon komandantin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pikën më të nxehtë të paralajmërimeve të SHBA-ve për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, ka zgjedhur që në zyrën e tij të pres komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën.

Fotografinë me Ramën, Kurti e ka postuar në rrjetin social, Instagram, e ku ka thënë se aty kanë biseduar për zhvillimin e FSK-së dhe për mundësitë e reja për avancimin e saj, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, Kurti ka zgjedhur që t’i injorojë thirrjet dhe paralajmërimet e SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës, në atë formë duke mos e folur asnjë fjalë për vërtesinë e tyre, dhe gasat që një gjë e tillë të ndodhë.

“Sot mirëprita në zyrën time Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtnant Rrahman Ramën, me të cilin njihem qysh moti – për herë të parë jemi takuar në Abri të Drenicës gjatë luftës në Kosovë. Biseduam për zhvillimin e FSK-së dhe mundësitë e reja për avancimin e saj e të cilat i hapë programi qeverisës 2020-2023”, ka shkruar Kurti në Instagram. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu