Tension në Mesdhe, avionët turq hyjnë në Greqi

Dy aeroplanë luftarakë turq kanë shkelur rreth katër herë hapësirën ajrore greke në pjesët verilindore dhe juglindore të Detit Egje, mditën e djeshme, raportojnë autoritetet greke.

Por, qeveria Greke ka njoftuar se aeroplanët turq nuk kanë qenë të armatosur dhe janë identifikuar, sipas të drejtës ndërkombëtare.

Por, sipas medieve greke, incidenti ka ndodhur pasi u publikuan informatat se muajin e kaluar, nëndetëse të marinës turke vazhdimisht kanë hyrë në ujërat territoriale greke në Detin Egje, si dhe pas deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe përfaqësuesve të tjerë të cilët vendosën në pikëpyetje Marrëveshjen e Lozanës, e cila i vendosi kufijtë e Turqisë moderne, pas rrëzimit të Perandorisë Osmane./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu