Tenton të përmirësojë gabimin e paraardhësit te tij, Duka publikon projektin e çuditshëm për “shëtitoren” e qytetit (FOTO)

E ashtuquajtura shëtitore, rruga kryesore e qytetit të Dibrës e cila ndërhyrjen e parë e pësoi gjatë mandatit të parë të ish kryetarit të ndjerë të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, si duket do pësojë një tjetër transformim, kësaj here nga kryetari aktual i Komunës Hekuran Duka, shkruan InfoShqip.

Gjatë ditës së djeshme Duka në sallën e këshillit komunal prezantoi projektin e ri për rrugën “Vëllazërim Bashkim”, gjegjësisht për një segment të kësaj rruge, ku do kryhet një tjetër transformim, i dyti brenda pak viteve dhe sipas pamjeve te projektit që u shpalosën në ambientet e Komunës kjo rrugë do ndryshojë tërësisht pamjen e saj.

Arsyeja pse Komuna po vepron sërish në një vepër e cila u realizua jo më shumë se para 5 vitesh është pakënaqësia e madhe e qytetarëve me këtë rrugë, cilësia e dobët dhe jo funksionaliteti si në aspektin ekonomik, ekologjik dhe shumë impakteve negative në qytet.

Por a do e korigjojë Duka problemin që e trashëgoi nga pararendësi i tij me projektin që shpalosi sot në Komunë?

Kontradita e parë në këtë projekt u has që në fillet e saj, një rrugë që u promovua si shëtitore në të cilën do kalonin edhe makinat, por nuk do kishte hapësira parkimi, gjë e cila revoltoi jashtë mase bizneset buzë kësaj rruge dhe u shkaktoi dëme të shumta në veprimtarinë e tyre afariste.

Siç duket nga pamjet, projekti i ri është kujdesur që të ketë mjaftueshëm hapësira parkimi, gjë e cila do ndikojë pozitivisht tek bizneset e asaj zone, por projekti në fjalë është dukur mjaftë i çuditshëm për shumicën e qytetarëve, qofshin ata qytetarë të zakonshëm apo të ndonjë fushe përkatëse që ndërlidhet me projektin në fjalë.

Një projekt që do ndryshojë rrjedhën e natyrshme të rrugës nga një rrugë e drejtë ku do qarkullojnë makinat, në një zig-zag me disa thyerje të njëpasnjëshme të pa nevojshme por edhe vështirësuese e jo funksionale për lëvizjen e makinave.

Një zgjidhje e tillë mbase nuk do paraqet problem nëse ajo rrugë do shërbejë vetëm për lëvizjen e njerëzve, por vetë prezenca e vendparkimeve tregon se në atë rrugë parashikohet të lëvizin edhe automjetet, e në një rast të tillë, ai shembull i ofruar si zgjidhje e problemit do shënojë një çudi shum të rallë, një rrugë e drejtë që transformohet në një labirinth zig-zag ku do qarkullojnë makinat, do ketë parkime në dy anët e saj dhe njëkohësisht do lëvizin edhe këmbësorët.

Nga të dhënat jo zyrtare që kanë arritur në redaksinë tonë bëhet e ditur se realizimi i këtij projekti kap shifrën rreth 1 milion euro, një shumë goxha e konsiderueshme në raport me buxhetin e Komunës, duke shtuar edhe faktin se disa qindra mijëra euro janë investuar jo më larg se para 5 vitesh po në këtë rrugë, shumë qytetarë janë shprehur se veprime të tilla të pa menduara mirë rëndojnë pa nevojë buxhetin e Komunës, shkruan InfoShqip.

Njëkohësisht ne redaksinë e portalit tonë kanë ardhur shumë ankesa për mungesën e transparencës sa i përket këtij projekti. Qytetarë dhe profesioniste të ndryshëm kanë kërkuar që për këtë projekt të hapej një konkurs ku do aplikonin disa projektues dhe të zgjidhej publikisht projekti më i mirë, ankesa këto që i janë adresuar edhe institucionit të Komunës por deri tani nuk kanë marrë akoma përgjigje. /InfoShqip.com

Foto:

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu