Tërmeti 7.8 ballë ndryshon brigjet e Zelandës së Re

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të shkallës rihter që ndodhi gjatë fundjavës në Zelandën e Re dhe si pasojë e të cilit humbën jetën 2 persona, ka shkaktuar ndryshime në bregdetin Kaikoura si rrjedhojë e rritjes së nivelit të detit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ueb-faqes së lajmeve Stuff, tërmeti ka shkaktuar rritje të nivelit të detit dhe si rrjedhojë ka bërë të ndryshojë pamja në brigjet e qytetit Kaikoura.

Dr. Joshu Mountjoy nga Instituti i Studimeve të Atmosferës dhe Ujërave në Zelandën e Re (NIWA), ka thënë se ky është rasti i parë gjatë historisë moderne të shkencës.

Duke theksuar se nga tërmetet e para nuk e kanë hasur një gjë të tillë, Mountjoy, ka vënë në dukje se ky ndryshim ka ardhur si pasojë e çlirimit të energjisë nga zona sizmike.

Ai ka thënë gjithashtu se tërmeti i vitit 1931 ka sjellë ndryshime në brigjet e Hawkes Bay, por se ai nuk ka sjellë ndryshime thelbësore.

Zelanda e Re ditën e diel është goditur nga një tërmet 7.8 ballë i shkallës rihter. Si pasojë të paktën 2 persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur. Në qytetin me 2 mijë banorë, 200 turistë mbetën të bllokuar për shkak se rrugët në këtë rajon pësuan shkatërrime si pasojë e tërmetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu