Tetova dhe Çairi mirëpresin presidenten e Kosovës

E veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpritet në Tetovë nga shumë qytetarë, njofton KlanM.

Gjatë ecjes nëpër rrugët e Tetovës, presidentes iu bë një pritje madhështore.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”.

Nga Tetova kanë nisur shumë procese me rëndësi historike për popullin shqiptar, jo vetëm në Maqedoni por gjithandej” – tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton KlanM.

“Tetova ka vërtetë histori të madhe për historinë tonë të përbashkët. Ka qenë shtëpi e veprimtarëve dhe intelektualve që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në kultivimin e raporteve midis shqiptarëve në Kosovë dhe RMV” – tha Vjosa Osmani.

Me vizitën e Kryeparlamentarit, Kryeministrit dhe tani Presidentes së Kosovës, rrumbullaksohet vizita në Tetovë e përfaqësuesve më të lartë të shtetit të Kosovës – tha kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami që sipas tij Kosova institucionalisht vlerëson Tetovën si kryeqendër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Por, përvec këtij vlerësimi, duhet të punohet edhe për mirëqenien e qytetarëve andej e këndej kufirit.

“Ne si Komunë e Tetovës punojmë që rruga dhe lidhja Tetovë-Prizren, sa më shpejtë të jetësohet, për cka e informova edhe Presidenten për aktivitetet që I bëjmë si komunë dhe në të ardhmen besojmë se këto lidhje do të jenë më të fuqishme” – tha Bilall Kasami.

Por, Presidentja Osmani kishte edhe një mesazh për Kryebashkiakun e Tetovës, mesazh që tashmë ua ka thënë Kryetarëve të Komunave të Kosovës.

“Kryetarëve të Komunave në Kosovë u them që ju jeni si mini-president, sepse në fakt është detyrë e secilit prej tyre të përfaqësojë të gjithë qytetarët pavarësisht cilës parti politike I takojnë dhe merren në baza ditore me problemet e përditshme të qytetarëve” – deklaroi Vjosa Osmani.

Ndërsa në Komunën e Çairit, sic percjell KlanM, Presidentja e Kosovës, mori pjesë në përuririmin e rrugës me emrin e presidentit historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidentja Osmani shoqërohej nga Teuta Rugova e bija e presidentit, Ibrahim Rugova.

Pas përurimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku takoi esnafët lokalë, ndërsa bashkë me kreun e Komunës së Çairit Visar Ganiun vendosën lule tek shtatorja e Skënderbeut dhe tek busti i Hasan Prishtinës. /KlanMacedonia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu