Tetovari thotë se i është bërë padrejtësi në konkurs (VIDEO)

32 vjeçari Blerim Sulejmani nga Tetova, në fund të vitit të kaluar, kishte konkuruar për vendin e punës mbikqyrës i lartë për sigurinë e brendshme dhe të jashtme, pjesëtarë i policisë së burgut së Tetovës. Sipas tij, konkursi ishte I hapur për dy puntor në këtë pozicion, edhe atë për dy shqiptarë. Sulejmani thotë se kishte kompletuar tërë dokumentacionin e nevojshëm por në muajin shkurt ishte njoftuar se nuk është pranuar në atë vend pune. Blerimi, në një prononcim për Televizionin Koha sqaron se në konkurs është kërkuar që kandidatët të kenë së paku tre vite përvojë pune në këtë drejtim.

“Në këtë konkurs kam konkurar me tetë vite përvoje pune në bugrun e Tetovës.Për arsye private kam lënë punën, sepse nuk më është mundësuar që të shfrytëzoj pushimin pa pagesë. Kjo nuk më është mundësuar. Jam detyruar që të jap dorëheqje”.

Blerimi, duke parë konkursin që ishte hapur, ka vendosur që të konkurojë për këtë vend pune, duke menduar se I plotëson kushtet. Ai këtë rast e ka denoncuar edhe në komisionin për antikorupsion.

“Tash u rihap konkursi, duke parë kushtet. Kam qenë i vetmi kandidat me 8 vite përvojë pune. Nga ana e burgut të Tetovës nuk jamë pranaur, nuk di arsyet se pse nuk jam prnauar.Janë pranuar nëj shqiptarë dhe një maqedonas, maqedonasi është shofer personal i drejtorut me drejtorit të Tetovës. Këtë rast e kam denoncuar në komisionin për antikorupsion….

Blerimi në burgun e Tetovës ka punuar nga viti 2008 deri në 2016, kurse pretendon se i është bërë padrejtësi. Televizioni Koha kërkoi deklaratë edhe nga ana e drejtorit të Burgut, i cili ka shprehur gatishmëri që të prononcohet për rastin në fjalë. Por, për prononcim duhet leje nga Drejtoria për Zbatimin e Saknsioneve.

Televizioni Koha, ka gati se një javë që pret prononcim nga drejtori i kësaj drejtorie, i apostrafuar në këtë rast se ka punësuar shoferin e tij personal. Ai është i pakapshëm gati më shumë se një javë për të dhënë leje që drejtori I burgut të Tetovës të jep deklaratë. Ja edhe mesazhet që janë dërguar drejtorit.

Përshëndetje. Jemi nga Televizioni Koha dhe interesohemi për rastin e denoncimit të një qytetari nga Tetova I cili pretendon se I është bërë padrejtësi gjatë punësimit. Kërkojmë leje nga ju për të marrë prononcim nga drejtori I burgut të Tetovës.

Në ndëkohë, për këtë rast Televizioni Koha u adresua edhe Komisionit për Antikorupsion. Nga ky komision na kthyen përgjigje se është duke e shqyrtuar rastin në fjalë.

“Për shkak të vërtetimit të gjendjes faktike, është filluar procedurë për grumbullimin e informacioneve dhe dokumentacionit konkret për këtë lëndë”, njoftuan nga komisioni për antikorupsion.

Televizioni Koha, qëndron I hapur për këta institucione që të japin variantin e tyre që ky rast të zbardhet deri në fund.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu