Thaçi: Kam përkrahur Trump-in, por s’isha kundër Hillarit

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, gjatë një bisede në “Zona e Debatit”, ka folur lidhur me kampanjën e tij në këto zgjedhje, gjithashtu edhe për mbështetjen e tij ndaj presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trumpit.

Gjatë bisedës ai ka treguar se përse ka mbështetur Trumpin dhe jo miken e deklaruar të shqiptarëve dhe gruan e ish-Presidentit Bill Clinton, Hillarin.

“Ne jemi qendër e djathtë dhe Republikanët janë në këtë drejtim. Lidhja me partinë republikane është edhe kombëtare, në disa çështje që po ndodhin tani janë nisur shumë vite përpara. Si liria dhe pavarësia e Kosovës. Unë jam akter në këtë betejë bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë e kam pasur guximin që ta mbështes presidentin Donald Trump ku kam mundur, pasi më takonte edhe në aspektin e Republikanëve edhe në atë të ndërrimit të pushtetit.

Por, nuk kam qenë kundër Hillary Clinton, absolutisht”, ka thënë Thaçi.

Lideri i PDSH-së ka shtuar se “mbështetja që vinte është mesazh i hapur dhe i drejtpërdrejtë që e bëjnë sidomos partitë e djathta”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu