Thaçi kërkon heqjen e taksës në variantin amerikan, por s’guxon ta përmend

Presidenti Thaçi doli në një konferencë për shtyp për të shpalosur rezultatet e vizitës së tij më të fundit në Uashington, ku kërkoi heqjen e taksës, siç administrata Tramp e udhëron këmbëngulësisht me gojën e të dërguarit Grenell (plotësisht dhe jo pjesërisht), por pa e përmendur atë.

Për Thaçin, ky është një momenti i artë për Kosovën, pasi ka në krah vëmendjen e shtuar të presidentit Trump, që siç tha, ka marrë garanci se pas marrëveshjes do vjen dhe njohja.

“Prandaj duhet të tregohemi të mençur duhet të shfrytëzojmë rastin e ofruar e të bëjmë hapin tjetër të madh strategjik për Kosovën, ashtu siç kemi vepruar unik e të bashkuar në Rambuje e Vjenë, e në këto dy procese kemi dalur fitues.

Sepse kemi Presidentin e SHBA-ve Donald Trump që ka shtuar vëmendjen për Kosovën dhe rajonin.

Kemi një emisar të ngarkuar special, Richard Grenell që me përkushtim po shtyn përpara dialogun, po arrin marrëveshje dhe po angazhohet maksimalisht për marrëveshjen tjetër të radhës, atë përfundimtare”, deklaroi presidenti i Kosovës.

”Ky është momentumi i ri, është mundësi e re që ne të gjithë si institucione, si Shoqëri Civile, si politikë, si qytetarë – duhet ta shfrytëzojmë.

“Humbja e këtij momentumi nënkuptim çmim.

Cili është çmimi?

Vonesa stagnimi, statusqoja, mos zhvillimi ekonomik dhe mos arritja e mirëqenies sociale për qytetarët”, theksoi Thaçi.

Nga ana tjetër, duke ngritur larg Uashingtonin, ai njëherësh goditi Brukselin, duke e konsideruar si të dështuar në raport me Kosovën.

“BE dhe shtetet anëtare të BE-së ende nuk arritën që t’i bindin pesë shtetet e BE-së që të njohin Pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa nuk shihet as në horizont ndonjë shpresë që BE t’i bind këto vende për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, e lëre më për ta bindur Serbinë për ta njohur Kosovën.

Gjasat janë zero, nuk shoh as përpjekje, është një rol dëshpërues nga Brukseli.

Kjo është gjendje që e gjejmë veten sot gati pas një dekade të dialogut në Bruksel sa i përket mundësisë që BE ta bind Serbinë për ta njohur Kosovën”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu