Thaçi paralajmëron Kurtin: Duhet ta bëjmë këtë gjë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se edhe dita e dytë në Konferencën e Sigurisë në Munih ka qenë jashtëzakonisht aktive në kuptimin e takimeve me personalitetet botërore. Ai tregoi rreth asaj se çfarë ka diskutuar me takimet që pati me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, me Përfaqësuesin e Departamentit të SHBA-së, Philip Reeker nga Departamenti i Shtetit dhe senatorin Ron Johnson.

“Fillimisht ka qenë takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Mike Pompep, ku biseduam për zhvillimet në Evropë, për funksionimin e NATO-s, për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, dhe për fokusin që e kemi ne si Kosovë për të ardhmen euroatlantike, në veçanti pas themelimit të Ushtrisë që duhet që të fillojmë me procesin e partneritetit për paqe, për të vazhduar me të drejtat e plota të jemi pjesë e NATO-së”.

“Mesazhet që i dëgjuam nga Sekretari Pompeo ishin jashtëzakonisht inkurajuese në kuptimin e Kosovës dhe të Ballkanit”.

“Takim po ashtu kisha edhe me Përfaqësuesin e Departamentit të SHBA-së , Philip Reeker, me të cilin diskutuam gjatë për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me theks të veçantë për mundësinë dhe nevojën e arritjes së marrëveshjes së Kosovë – Serbi, kjo në mënyrë që ta hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës”.

“Pos këtyre takimeve sot u takova edhe me Senatorin Ron Johson diskutuam për hapat e mëtutjeshëm që duhet të marr Kosova për reformat demokratike por edhe për të ardhmen në fuqizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së”.

Thaçi theksoi se në të gjitha mesazhet nga liderët në konferencë në raport me Kosovën është që të ruhet ky partneritet i Kosovës me BE-në, NATO-në dhe SHBA-në.

“Ky partneritet ruhet dhe kultivohet vetëm duke u sjell të përgjegjshme si institucione të vendit të ndërtojmë demokracinë qytetare të thellojmë reformat, dhe të sillemi në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme me të gjithë fqinjët”.

“Jam i inkurajuar me të gjitha takimet nga ajo që dëgjova për Kosovën në Mynhen, nga të gjitha personalitetet”.

Presidenti më tej u shpreh se kërkohet nga institucionet e vendit që të punohet më shumë me SHBA-të për të arritur deri tek finalizmi i marrëveshjes me Serbinë.

“Si shtet i Kosovës jemi të bekuar që kemi një rifokusim të theksuar nga SHBA-të, nga Presidenti Donald Trump, nga Sekretari i Shtetit Pompeo, dhe nga i Dërguari i Posaçëm, ambasadori Grennell”.

“Kërkohet të rritet përgjegjësia e jonë për mundësinë që si spektër politik si institucione të punojmë ngushtë me SHBA-të e me rolin e tyre udhëheqës të vet presidentit Trump që të arrijmë deri tek finalja e madhe të marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi që nënkupton njohjen reciproke”.

“Mendoj se ky shans duhet të shfrytëzohet, nuk duhet të humbet, nëse nuk shfrytëzohet tash do të fitojmë dekada të zhvillimit ekonomik, nëse nuk e shfrytëzojmë do të mbesim mbrapa dhe të lënduar dhe të izoluar nga Bashkësia ndërkombëtare pa ndonjë përfitim as në rrafshin politik, as ekonomik, as diplomatik, as të njohjeve të reja dhe as të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nuk mund të lëvizim pa u koordinuar me partner tanë dhe miq. Si u koordinuam me partner në vitin 98- 99 ku e fituam lirinë dhe siç u koordinuam edhe në vitin 2008 kur e shpallëm pavarësinë”, ka thënë Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu