Ka ndërruar jetë edhe 33-vjeçari Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit të skelës në Gjermani, ku ishte duke punuar. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga xhaxhai i 33-vjeçarit.
Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Familja e babait të tre fëmijëve, ka bërë apel për ndihmë financiare, në mënyrë që të sillet trupi i tij në Shqipëri.
Ndërkohë kujtojmë se si pasojë e shembjes së skelës, humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë.