Thyhet makina e zëdhënësit të një partie në Shkup (FOTO)

Një incident tjetër ka ndodhur dje në Shkup, kur një funksionar i një partie opozitare ka denoncuar se është demoluar dhe është thyer xhami i makinës së tij, informon INA.

Bëhet fjalë për Aleksandar Trajanovski, zëdhënësi i partisë GROM dhe këshilltar në Qytetin e Shkupit.

Kjo parti është aleate me VMRO-DPMNE.

Trajanovski ka publikuar fotot në profilin e tij në facebook duke pyetur se a është ky akt para referendumit. MPB ka regjistruar rastin duke theksuar janë në kërkim të autorëve të kësaj vepre.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu