“Ti je i aftë për punë!” Historia prekëse e familjes që ka nevojë për ndihmë (VIDEO)

Gazetarët e emisionit “Stop” kanë udhëtuar në fshatin Moskuri të Durrësit, për shkak të shqetësimit të Muharrem Caushit, i cili vuan nga skizofrenia. Por kjo familje jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.

Zija Hysa, personi që ka punuar si infermier në fshat, pasi konstatoi gjendjen e tij, e ndihmoi të bënte dokumentet për të përfituar kemp. Por në përgjigje, Muharremi rezulton “i aftë për punë”.

Specialistët pranojnë, se diagnoza e skizofrenisë zgjat gjithë jetën, por kjo situatë nxjerr në pah absurdin e ligjit: që të përfitosh kemp, duhet të kesh qenë i siguruar të paktën 1 vit në 5 vjetët e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu