Tifozëve të Liverpoolit nuk do t’iu pëlqej ajo që ndodhi mes Salah dhe Milnerit momente para penalltisë

Liverpooli arriti të fitojë ndaj Cardiffit me rezultat 0-2 në një ndeshje mjaft të vështirë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Georginio Wijnaldum (57′), ndërsa të dytin James Milner nga pika e bardhë në minutën e 81-të, duke i dhënë kështu skuadrës së Jurgen Kloppit qetësinë e duhur.

Por, para se anglezi të gjuante penalltinë ishte Mohamed Salah ai që shfaqi interesim të gjuajë atë, me këtë nuk u pajtua Milner, i cili është gjuajtësi i parë i penalltive në ekip.

Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve të Liverpoolit, të cilët për këtë rast janë ndarë në dy pjesë.

Disa mendojë se duhet të gjuante Salah pasi në rast se egjiptiani do shënonte do bëhej golashënuesi më i mirë në Ligën Premier dhe kështu besimi i tij do të rritej.

Ndërsa pjesa tjetër janë me Milnerin, i cili është gjuajtës i shkëlqyeshëm i penalltive dhe për ata më e rëndësishme është arritja ekipore (fitorja, titulli), se ajo individuale (që Salah të jetë kalojë Sergio Agueron në renditjen e golave). /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu