“Tmerr, tmerr! Bileta për finalen e ‘BBV’ 1 mijë euro”, Hervin Çuli: Leonardo da Vinci po lëviz në varr, Klikimet e Kiarës dhe Efit kalojnë edhe cmimin aktual te “Gioconda”

Hervin Çuli në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me çmimin e biletës së natës finale të Big Brother Vip Albania. Në statusin e tij ai nuk i ndal ironitë teksa shprehet ndër të tjera:

Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiarës dhe Efit kalon dhe çmimin aktual të “Gioconda”. Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros“.

Reagimi i plotë:

“Chapeau” BB

Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! “Migdal Bavel”, egziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdekte inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, qe as ne Metropolitan se kapi kete bilete!

Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, me i madhi ne bote, qe i ofroi botes gjithe kulturen e mundeshme skenike: edhe ai se kapi kurre kete cmim! Vdekshin “Metallica”, Bruce Springsteen, Kanye Ëest, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinise sotme, kurre se kapin-BB Albania. Vdekshim inshallah te gjithe me mua ne krye!!! Arritem diten qe as “Sfinksi” nuk arrin dot ti mbroje tempujt e vet.

As “Orakulli i Delfit”, me gjithe Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarperin Pyton! Tmerr:- as vete Jezusi nuk e parashikoi dot se “puthja e Judes” ishte “puthja e Arbanes”!!!… Leonardo da Vinci po leviz ne varr! Kam pershtypjen po te mbledhesh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe cmimin aktual te “Gioconda”. Nderkohe Ermonela Jaho u sfumua nen afshet e Maestros.

As e rruajti njeri per kurset e saj kur erdhi Shqiperi. Ndonje shkrim i mjere tek-tuk, kaq! Art- Kultura eshte nen putren e madhe te pushtetit te “Dajes”.Nderkohe, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot cmimin 1000 euro nata! Por “Daja” eshte rehat! Kur ke sindromen e “Caligula”, te malanzhuar(perziere) me talentin aktual tallavane, normal qe te shijon! Ai eshte i lumtur! Une po!Populli, po e po! Rendesi ka fitorja!

Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION! Ndofta ata nje dite, si kane ardhur kohet, e rrezojne “Dajen” edhe pse e kane aleat! Une kam besim; ndofta na fusin ne nje rruge te re te historise! Rrofte “Kulla e Babelit”! Chapeau, BB!…“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu