Tolaj: Mos i përdorni dorëzat, virusi jeton më shkurt në duar

Infektologu Ilir Tolaj në emisionin Pressing të T7, ka thënë se dorëzat nuk duhet përdorur gjatë pandemisë që ka kapluar botën dhe rrjedhimisht edhe Kosovën.

Tolaj tha se virusi Covid-19 jeton më shumë në dorëza se në duar.

“Virusi në dorëza do të qëndrojë edhe me gjatë se në duar”, është shprehur Tolaj.

Tutje, infektologu këshilloi duke thënë se “Kur të dilni nga shtëpia, vendosni maskën. E kur të ktheheni, pastroni duart”.

Ai tha se ky lloj virusi, përhapet më lehtë se sa koronavirusi normal.

“Koronavirusi i ri, përhapet më lehtë, ndaj edhe është më problematik. Mesatarisht një person mund t’i infektojë 2.7 persona”, shtoi Tolaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu