Tortë me mjedër, krem maskarpone, lajthi dhe bajame

Përbërësit: 1 pako pandispanjë me tre shtresa ( mund ta bëni edhe vetë më mirë akoma por unë për efekt kohe përdor edhe të gatshme ku janë shumë të mira ), 250 g mascarpone, 200 ml krem qumështi për ëmbëlsira, 100 g sheqer pluhur, reçel mjedre, shurup frutash ose rum, amaro (opsion), lajthi dhe bajame.

Përgatitja: Rrahim kremin e qumështit mirë dhe pasi është gati i shtojmë mascarponen dhe sheqerin. Kur masa e kremit është kremoze fillojmë me tortën. Marrim shtresën e parë të pandismapnjës dhe njomim me pak rum, amaro ose shurup frutash. Në mënyrë që keku mos të jetë sh i thatë. E lyejmë me krem por jo shumë trashësi që të jetë e velshme. Sipër kremit shtojmë reçel mjedre dhe më pak bajame dhe lajthi të thërrmuara.

Vendosim shtresën e dytë dhe dhe veprojmë po në të njëjtën mënyrë. Më pas vendosim shtresën e tretë dhe e filojmë e mbulojmë gjithë masën me tortës nga jashtë. Anash e mbulojmë me bajame dhe lajthi të thërrmuara dhe e ubukurojmë me çokollatë dhe dhe mjedra të freskëta sipas fantazisë tuaj! Ju bëftë mirë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu