TRAGJEDIA- Do festonin fejesën, por plumbat i ndanë (FOTO)

Në mesin e viktimave te masakres ne Stamboll ishte një çift turk i sapofejuar, Mustafa Sezgin Seymen dhe Sezen Arseven, të cilët kishin dalur të festonin fejesën dhe natën e ndërrimit të viteve së bashku.

Por, zgjedhja e tyre për të kaluar natën jashtë, ka qenë fatale pasi 180 plumbat e sulmuesit në lokalin e natës në Stamboll, i mori jetën të riut Seymen si dhe 38 të tjerëve që ishin të pranishëm në lokal.

Por, dita e tyre më e lumtur u shndërrua në më të hidhurën pasi sipas medieve turke, Mustafai është plagosur rëndë duke i mbrojtur jetën të dashurës së tij, dhe në ato momente disa plumba mbi shpinë i morën jetën.

Pas humbjes së të fejurit, Sezen ka shkruar disa rreshta emocionuese në llogaritë e rrjeteve sociale, të cilat i kanë bërë jo pak njerëz të preken.

“Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.
Personi që kujdesej më së miri
Që unë të isha e hareshme e me plot dashuri
E që edhe në gjumë më dhuronte puthje
Tashmë këto momente mbetet vetëm në kujtime fotografike
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im
Miq, kam humbur dashurinë time të jetës”, ka shkruar Sezen për të dashurin e saj që nuk jeton më.

Mustafa sot është dërguar në qytetin e Trabzonit, aty ku edhe do të pushojë i qetë përjetësisht, trasmeton albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu