Tre gjëra që mund të mos i dini për martesën e Kate Middleton dhe William

Princi William dhe Kate Middleton kanë festuar 12 vjet martesë. William i propozoi Kate gjatë një udhëtimi në Kenia me miqtë, me çiftin që njoftoi lajmin e lumtur për publikun në nëntor 2010.

Çifti u martua më 29 prill 2011 dhe një sërë arsyesh i shtynë ata të zgjidhnin këtë datë.

Çifti mund të jetë frymëzuar nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, si Princesha Irene e Holandës, e cila u martua me Dukën e Parmës 47 vjet më parë, ndërsa babai i William, Mbreti Charles zgjodhi gjithashtu të njëjtin muaj për martesën e tij të dytë, prill 2005.]

Dasma e Princit William dhe Kate Middleton u zhvillua në Westminster Abbey me nusen duke mbërritur me babain e saj, Michael Middleton, me një Rolls Royce Phantom VI. Fustani i saj mbretëror i nusërisë ishte dizajnuar nga Alexander McQueen dhe ishte vërtet mahnitës.

William dhe Kate shkëmbyen betimet e besnikërisë së përjetshme përpara një turme të ftuarish përfshirë Mbretëreshën Elizabeth, Princin Philip dhe Princeshën Anne. Megjithatë, është interesante që Kate Middleton e ndërroi fustanin e nusërisë para se të shkonin në Pallatin Buckingham për pritjen e tyre të dasmës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu